PD-ja e Berishës: Ministrja e Jashtme, urdhër nga Rama për të kërcënuar ambasadorët

PD-ja e Berishës: Ministrja e Jashtme, urdhër nga Rama për të kërcënuar ambasadorët

Floriana Garo

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo ka reaguar ndaj deklaratës së ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka lidhur me çështjen e nisjes së procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim. 

Në një deklaratë për mediat, Garo thotë se Xhaçka u urdhërua nga Edi Rama e po kërcënon ambasadorët.

“Xhaçka e urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, i gjen rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur në të cilën kryetari i PD të vetmin protagonizëm ka denoncimin.

Ndrikull Olta e investimeve strategjike në punët e brendshme dhe Miss Xhaçka e punëve të jashtme janë bërë bashkë dje në një konferencë për shtyp, që në formulim i ngjante Bukrës se Portokallisë.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online që i bëri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash të qeverisë më të korruptuar të Evropës, Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun.

Ajo herë thoshte se ashtu e do puna, herë se nuk është puna ashtu apo se nuk është puna aty. Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazës se dashur të Rilindjes: fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e bëri nga frika se mos kryetari i opozitës e bënte para shefit të saj.

Pra ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi dhe është më mirë kur të turpëron i joti.

E urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, ministrja strategjike  i gjen një rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur në të cilën kryetari i PD, të vetmin protagonizëm ka denoncimin që herët të saj, si një akt kundër interesit publik.

Rënia nga sevdaja e Ramës me Kim dhe Kimit me shpurën e  Ramës, nuk është problem i Berishës dhe opozitës, por vetëm parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershëm për avionë droge që socialistët i quanin mushkonja dhe ambasadorët i jepnin fletë lavdërimi qeverisë për sukseset në luftën kundër drogës, edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit  të natyrave të ndryshme mes qeverisë dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismën e vetë në kohë. Në veçanti denoncimi i përdorimit me sukses të këtij korrupsioni për të mashtruar qeverinë e saj dhe ndëshkuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar të kontinentit.

Në këto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes së një dashurie të paralajmëruar.

Në gjuhën e Ambasadores  GONE WRONG!”, thuhet në deklaratën e Garos.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 08/01/2023 19:27

    hahaha sa qesharake

    Përgjigju
  • Olti: 08/01/2023 19:15

    Sa njerez negativ qe jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare