PRISHTINË - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur sot deputetët e tij për të diskutuar mbi formimin e një grupi të përbashkët parlamentar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën.
 
Mustafa ka deklaruar se nesër do të përfundojnë procedurat për të shkuar me një grup të përbashkët parlamentar në seancën e konstituimit të Kuvendit që është caktuar të mbahet më 17 korrik. Ndërkohë brenda 3 ditësh pritet të përfundojë regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
Në bazë të një njoftimi paraprak, ditën e sotme do të regjistrohen deputetë të PDK-së, një ditë më pas, ata të LDK-së dhe më 11 korrik do të regjistrohen deputetët e Vetëvendosjes, NISMA-s dhe partive të tjera.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)