PDK e Ndokës "shkrihet" me 
PKD, bashkohen demokristianët

PDK e Ndokës "shkrihet" me <br />PKD, bashkohen demokristianët
Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe ajo Kristiandemokrate e Dhimitër Muslisë i cili pasoi në këtë post Mark Frrokun, pas arrestimit, janë shkrirë me njëra-tjetrën.
 
Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë PDK, thuhet se dy partitë politike parlamentare do të bashkohen në një forcë të vetme nën siglën e PDK-së.
 
"Grupet e punës tashmë kanë përfunduar negociatat dhe pritet vendimmarrja e përbashkët e dy forcave politike për legjitimimin e procesit të bashkimit. Tashmë faktori demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë do të përfaqësohet me tre deputetë dhe me lëvizjet e ardhshme politike synojnë krijimin e grupit parlamentar Demokristian", thuhet në njoftimin e PDK.
 
Gjithashtu, dy partitë e shkrira tashmë, PDK e PKD, do të negociojnë edhe më partitë e tjera demokristiane.
 
"Dy grupet e punës kanë hartuar modalitetet e bashkimit të dy partive si dhe kanë ngarkuar përfaqësuesit e dy partive për të vazhduar negociatat edhe me partitë e tjera të spektrit demokristian, Partinë Aleanca Demokristiane të drejtuar nga Zef Bushati dhe Partinë Lidhja Demokristiane të drejtuar nga Mëhill Geci", theksohet më tej në deklaratën e PDK.
 
Edhe të bashkuar, demokristianët do jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe votat e tyre do jenë për qeverinë "Rama".
 
"Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me mazhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara. Bashkëpunimi do të jetë në qeverisjen qendrore dhe lokale. Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qëndrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mirëqeverisjes se vendit, dhe këtë edhe në sinkronizim me partnerët e miqtë tanë ndërkombëtar", thuhet më tej në deklaratën e PDK.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv