PDSH: Dakord me deklaratën e
Ramës për shqiptarët në Maqedoni
Partia Demokratike Shqiptare e Maqedonisë përshëndet deklaratën e Kryeministrit Edi Rama lidhur me pozitën e shqiptareve në Republikën e Maqedonisë.
STRUGË - “Ne na vjen shumë mirë fillimisht që faktori politik shqiptar në rajon edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, po bien dakord me atë që PDSH-ja e ka sjellë si mendim që në 2009 me deklaratën se "Marrëveshja e Ohrit është e vdekur dhe duhet një Marrëveshje e re politike", deklaroi sot Zijadin Sela, përfaqësues i lartë i PDSH-së dhe kryebashkiaku i Strugës.
"Është për t'u përshëndetur e njëjta deklaratë e Kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama konstatimi se këto marrëveshje nuk respektohen ashtu siç edhe Kryeministri i Kosovës deklaroi "që 3 përqind serbë në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35 përqind shqiptarë në Maqedoni", thuhet në deklaratën e PDSH.
"Tani mbetet i vetmi shqiptar në rajon, Ali Ahmeti, i cili thotë se shqiptarët jetojnë mirë. Kjo është shumë domethënëse për një fakt, se kjo tregon që kemi të bëjmë me një përfaqësues shqiptar në qeveri, i cili është i gjunjëzuar dhe i nënshtruar komplet karshi politikave të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit”, u shpreh më tej Zijadin Sela.
Sipas tij, një deklaratë e tillë është për të përshëndetur, sepse situata në Maqedoni mund të jetë shqetësuese në qoftë se nuk konstatohet një realitet i tillë.
“Konstatimi nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, e Tiranës zyrtare, që shqiptarët në Maqedoni nuk respektohen dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre është shumë i rëndësishëm dhe ne e përshëndesim”, shtoi Sela.
Marrë nga INARedaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
36.4%
-
Jo
59.8%
-
Deri diku
3.8%
Vota total: 261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43
-
Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë
28 Nëntor, 10:38