PDSH: Qeveria maqedonase
po dëmton biznesin shqipta
PDSH ka akuzuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) se po dëmton bizneset shqiptare. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, Agon Ferati, akuzon se qeveria ka vënë në shënjestër bizneset shqiptare duke krijuar konkurrencë jo të drejtë, gjë që u lehtëson aktivitetin firmave maqedonase.
PDSH ka akuzuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) se po dëmton bizneset shqiptare.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, Agon Ferati, akuzon se qeveria ka vënë në shënjestër bizneset shqiptare duke krijuar konkurrencë jo të drejtë, gjë që u lehtëson aktivitetin firmave maqedonase.
“Bizneset shqiptare në këto qytete janë bërë pre e ekspeditave të institucioneve të shtetit të cilët me autobus sjellin inspektorë nga Maqedonia lindore për të marrë haraç dhe për të mbyllur bizneset shqiptare. Koalicioni qeverisës BDI-VMRO sistematikisht vepron për shkatërrimin e biznesit dhe ekonomisë shqiptare, zbaton ligjin në mënyrë selektive, krijon konkurrencë jo-lojale dhe ju mundëson vetëm firmave maqedonase që të kryejnë aktivitet ekonomik. Drejtoria e të hyrave publike pasi e merr haraçin e vet, vazhdon të dënojë me inspektorate të tjera, inspektoratin e tregut, inspektoratin e punës, inspektoratin sanitarë... dhe në pafundësi e molis ekonominë e shqiptarëve”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së, Agon Ferati.
Sipas zëdhënësit të PDSH-së, javën e fundit janë mbyllur dhe gjobitur afër 318 biznese dhe është shkaktuar dëm i përgjithshëm që arrin vlerën e miliona eurove. Ai ka shtuar se këto mjete mbushin buxhetin e Maqedonisë dhe shfrytëzohen për të financuar projekte nacionaliste maqedonase siç është projekti Shkupi 2014.
“Edhe pse në pushtet, BDI jo vetëm që aspak nuk i mbron bizneset shqiptare në Maqedoninë Perëndimore por edhe është vënë në funksion të zbatimit të skemës së dënimeve. Kjo që po ndodh ditëve të fundit është edhe një fakt më tepër se fajtori kryesor për këtë gjendje të rëndë ekonomike në të cilën ndodhen shqiptarët ka vetëm një emër – BDI”, tha Ferati. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23