SHKUP - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kërkoi sot nga Parlamenti i Maqedonisë të shfuqizojë ligjin për bashkëpunimin me policinë e Serbinë. Koordinatori i deputetëve të PDSH-së, Imer Aliu, tha se arrestimi i dy policëve kosovarë nga autoritetet serbe është një ngjarje që e përforcon më shumë këtë nismë të PDSH.
Aliu deklaroi se marrëveshja për bashkëpunim ndër-policor mes Maqedonisë dhe Serbisë do të mundësojë hyrjen e të njëjtëve policë, të cilët ai i konsideroi kriminelë, në territorin e Maqedonisë ndaj dhe kërkoi shfuqizimin e saj.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com