Ish-këshilltari ligjor i ish-presidentit Topi, Spiro Peçi sqaron lidhur me nismës e Berishës për marrjen e shtetësisë nga të gjithë shqiptarët, do të duhet më parë ndryshimi i nenit 81 të Kushtetuetës, në pikën 2, gërma b që ka të bëjë me ligjin për shtetësinë. Ky ligj sipas tij kërkon 3/5 e votave në Parlament.

A është e mundur realzimi i marrjes së shtetësisë nga të gjithë shqiptarët e çfarë impakti do ketë kjo për zgjedhjet e ardhshme?
Më parë duhet të bëhet ndryshimi i ligjit për shtetësinë. Që në momentin që një shtetas i huaj, pra jo shqiptar merr shtetësinë shqiptare, është e drejta e tij ligjore që ia përcakton ligji që ai të bëjë aplikimin për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe më pas me pasaportën biometrike. Që në momentin që ai pajiset me mjetin identifikues, pra në fillim me kartën e identittetit ai regjistrohet automatikisht në listat e zgjedhësve. Por që në momentin që ai merr nga Presidenti shtetësinë shqiptare duhet të pajiset dhe me dokumentacionet e banimit, pra se ku do të jetë vendbanimi i tij, për të cilin është i lirë të zgjedhë. Më pas është e drejta e tij për të marrë pjesë apo jo në votim.

Si realizohet kjo?

Ndërkohë që neni 81, në pikën dy të Kushtetutës sqaron më së miri dhe miratimin e ligjit për shtetësinë shqiptare, ku citohet se miratohen me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit b)ligji për shtetësinë. Pra do të duhen 84 vota në Kuvend që nëse do të bëhet e mundur ndryshimi i ligjit për shtetësinë. Nëse ndryshon ky ligj atëherë s’ka pengesë që ata që marrin shtetësinë shqiptare të votojnë për këdo forcë poltike.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com, (print) datë 5 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)