PE: Çelja e negociatave pas
miratimit të reformës në drejtësi

PE: Çelja e negociatave pas<br />miratimit të reformës në drejtësi
Parlamenti Europian diskutoi dje raportin për Shqipërinë të eurodeputetit, Knut Fleckenstein, duke insistuar për miratimin e shpejtë të reformës në sistemin e drejtësisë. Dokumenti 6-faqesh i eurodeputetit gjerman u shqyrtua në komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), ndërsa më pas ai do t’i përcillet Parlamentit Europian në seancën e ardhshme nga ku do të dalin edhe rekomandimet konkrete për çeljen e negociatave.

Reforma në drejtësi cilësohet prioritet kyç nga PE për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në raport thuhet se Shqipëria duhet të shpejtojë me përgatitjen e për reformën në drejtësi. 

“Të nxitet besimi i qytetarëve dhe biznesit në gjyqësor, të adresohen çështjet e mprehta në përgatitjen e reformës në drejtësi, çështje si politizimi i gjyqësorit, apo të korrupsionit dhe zvarritjet”- thuhet në raport. PE rekomandon se duhet kompromis për ndryshimet në gjyqësor. Në raport theksohet ndër të tjera se “Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë paanshmëri të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese”.

Më tej PE-ja përshëndeti krijimin e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi. Ndërsa duke u ndalur tek rezultatet në raport thuhet se Shqipëria ka përparim më luftën kundër krimit, por dënimet për këto raste janë të pakëta. “Problemi i drogës mbetet ende i madh në Shqipëri. Duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes prokurorëve dhe policisë”, vijon më tej raporti. Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka hartuar një draftrezolutë ku i kërkon KE të rekomandojë çeljen e negociatave, sapo të miratohet reforma në drejtësi.

“Ne e inkurajojmë Komisionin Europian për të bërë këtë raport të ndërmjetëm, pas miratimit të nevojshëm të reformës në drejtësi dhe të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Çështja më kyçe e këtij raporti është reforma në drejtësi, sepse jam i sigurt se të gjitha çështjet e tjera si lufta ndaj krimit të organizuar, apo korrupsionit, kryhen me efiçencë vetëm nëse kemi gjykata të pavarura dhe prokurorë të pavarur”, thuhet në projektrezolutën e Fleckenstein që u diskutua dje në komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET). 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?