PE debat për Maqedoninë: Kujdes
mund të shkaktohet dhunë e re

PE debat për Maqedoninë: Kujdes <br />mund të shkaktohet dhunë e re
BRUKSEL-Parlamenti Europian shpreh shqetësim për situatën e fudnti të krijuar në Maqedoni, e cila mund të cojë në rrënimin e raporteve ndëretnike.
Riçard Hovit, raportuesi i PE-së për Maqedoninë ka deklaruar se incidenti tragjik në kushtet aktuale në Maqedoni mund të ketë ndikim destabilizues dhe të shkaktojë dhunë të re. Ai ka theksuar se në këtë situatë politikanët dhe forcat e rendit duhet të luajnë rolin e tyre.

Në lidhje me faktin nëse tensionet e fundit mund të ndikojnë në procesin e integrimit të vendit në BE, eurodeputeti britanik Hovit theksoi se “ka individë që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë ngjarje, për të shprehur argumentet se nuk është moment i volitshëm që Maqedonia të hyjë në BE dhe në këtë mënyrë të pengojnë procesin.”
Por, sipas tij, BE nuk do të lejojë që të keqpërdoret situata e fundit dhe të shfrytëzohen këto argumente.
Ndërkaq eurodeputeti gjerman Bernd Poselt deklaroi se situata e fundit në Maqedoni është dramatike dhe se duhen aktivitete konstruktive për të rritur mirëbesimin midis komuniteteve.

Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka vënë theksin në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. “Autorët nuk janë as shqiptarë, as maqedonas, as rom, por ata janë njerëz me emër dhe mbiemër. Një krim i tillë mizor ka emër dhe mbiemër dhe prandaj duhen identifikuar, arrestuar dhe të nxirren para drejtësisë”, theksoi eurodeputeti Kacin.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje