PE diskuton raportin, Fleckenstein:
 Të çelim negociatat me Shqipërinë

PE diskuton raportin, Fleckenstein:<br /> Të çelim negociatat me Shqipërinë
Parlamenti Europian diskutoi sot raportin e eurodeputetit, Knut Fleckenstein për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, u shpreh se Shqipëria kë shënuar rezultate pozitive në përmbushjen e kushteve, ndërsa rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit pa humbur kohë. "Kemi thënë se kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, Komisionit i kërkohet të bëjë një proces të kujdesshëm monitorimi. Mendoj se duhet të nisim negociatat me Shqipërinë. Dhe vendimi duhet të merret në Parlament me një shumicë të madhe", u shpreh Fleckenstein.
 
Qëndrimeve të disa eurodeputetëve se Shqipëria ka ende punë për të bërë, me qëllim përafrimin e standardeve me ato të BE, raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein u përgjigj se reformat janë në rrugën e duhur dhe se s'mund të pritet arritja e perfeksionit pastaj të çelen negociatat. Kjo sipas tij do të ishte humbje kohe.

"Të presim për të futur në rrugën e duhur gjithçka dhe të presim të bëhet gjithçka, mendoj se është të humbasësh kohën. Është e drejtë që të njihet ajo që është bërë deri tani. Ju thatë për ligjin e Mediave dhe atje ka qenë një fraksion politik në Shqipëri i cili ka qenë qartësisht pengues", u shpreh Fleckenstein. 

Redaksia Online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr