PE diskuton Reformën, Hahn:
Nëse s'kalon, duhet referendum

PE diskuton Reformën, Hahn:<br />Nëse s'kalon, duhet referendum
Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) ka diskutuar sot për Reformën në Drejtësi.  Në fjalën e tij të hapjes komisioneri Hahn ka theksuar qartësisht se Shqipëria është shumë afër konsensusit. Ai theksoi se nëse të enjten në Kuvend nuk ka një miratim të Reformës e një konsensus mes palëve atëherë duhet një Referendum pasi populli e do këtë Reformë. Hahn shtoi gjithahstu se nëse Reformna kalon në vjeshtë hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BEpor nese s'kalon ju humbisni nje vit e gjyswm kohë për anwtarësimin

Hahn kërkoi që Reforma të miratohet para pushimeve verore.

 "E nevojshme që Reforma të miratohet me konsensus. Jemi përpjekur të kuptoj se çfarë është arritur në takimin e djeshëmPas miratimit të nis menjëherë zbatimin e Reformës.Jemi shumë afër marrëveshjes sa i përket procesit të Vettingut.Nëse nuk arrihet miratimi i Reformës, mund të ketë Referendum Nëse nuk arrihet miratimi i Reformës, në pikëpyetje integrimi në BE. Më 21 korrik duhet të arrihet me patjetër një marrëveshje"-u shpreh ai

Ora 10:40 Kryeminsitri Rama: Kembanat bien për PD-në.
Kryeministri Rama gjatë kohës që PE diskuton për Reformën në Drejtësi ka komentuar në rrjetin social Twitter dhe Facebookse të gjithë këmbanat  bien për PD-në.

rama fcb

Ora 10:25 Brok: Ende asgjë e sigurtë për Reformën
Nga ana tjetët Eurokomisioneri Brok tha se ende asgjë nuk është e sigurt për reformën, ndonëse janë zhvilluar bisedime me të gjithë aktorët politikë.

“Ka theksuar se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për zhvillimin e negociatave Shqipërinë-BE. Vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Shqipëri, por ka patur hezitime sa i takon reformës në gjyqësor. Pas 21 korrikut do të shohim sesi do të vazhdojnë zhvillimet. Nëse nuk do të vonohet reforma në drejtësi, besojmë se nuk do të mund të vonohemi më lidhur me këtë çështje. Janë zhvilluar bisedime me partitë në koalicion, me liderin e opozitës, me ambasadorët e SHBA e BE, është biseduar me presidentin. Duket sikur është arritur një kompromis, por asgjë nuk është ende e sigurt. Komisioneri Hahn është përgjegjës për këtë. Kemi përcjellë një mesazh të veçantë, dhe besojmë se do të arrihet në një marrëveshje”, tha Brok.

Ora 10:23 Europarlamentarja Tanja Fajon: Çështje e rëndësishme
Politikanët shqiptarë nuk janë shumë të sigurt sa i përket imunitetit të tyre, dhe ndaj po bëhet e gjitha kjo, gjithë kjo vështirësi, sa i përket miratimit të reformës. Duhet kuptuar edhe pala shqiptare se është vërtet një cështje e rëndësishme. Ne po ju dërgojmë një sinjal mjaft të rëndësishëm, fakti që ne po e diskutojmë është shumë domethënëse.


Në fokus do të jenë edhe diskutimet për situatën në Turqi dhe Francë.

Ora 10:00 Balla në Facebook: Drejtësia Shqiptare sot në PE
“Reforma në Drejtësi në Shqipëri, çeshtje e rëndësishme edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET”, shkruan Balla në statusin e tij në Facebook.

Një ditë më parë, në kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi tre palësh, mes Kryeparlamentarit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Pas takimit, gjatë një emisioni televiziv, Meta shprehu bindjen se janë shumë pranë arritjes se marrëveshjes dhe se drafti që është diskutuar është ai hibrid.

*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(s.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar