BRUKSEL- Pas publikimit të Progres Raportit, Komisioni i Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian miraton një rezolutë për Shqipërinë. Eurodeputetët kanë dhënë pëlqimin për rezolutën e hartuar nga Nicolaos Chountis e cila i kalon më pas për votim seancës së Parlamentit Evropian që pritet të zhvillohet në dhjetor. Në këtë kohë vendet anëtare në Këshillin e BE-së japin vendimin përfundimtar për çështjen e statusit kandidat.
Lajmi për miratimin e rekomandimit është bërë i ditur nga Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në seancën e sotme parlamentare, ndërkohë që deri në orën 13:32 në faqen zyrtare online të Parlamentit Europian nuk ishte bërë e ditur një fakt i tillë.
Tv A1 Report siguroi draft rezolutën, e hartuar nga Nicolaos Chountis e cila konsiderohet si një mjet këshillimor për vendet anëtare në prag të marrjes së vendimit mbi statusin kandidat. Paralelisht me vlerësimin për rikthimin e dialogut, kërkohet nga forcat politike që të intensifikojnë përpjekjet për të miratuar të tjera reforma që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve. "Dialogu konstruktiv politik, nuk është vetëm element thelbësor i 12 prioriteteve kyçe, por një parakusht për funksionimin e demokracisë", thuhet në dokument. PE i bën thirrje elitës politike të ruajë dialogun ndërpartiak dhe konsensusin për reforma në mënyrë që t’i mundësojë vendit të shënojë progres në rrugën e integrimit.
Rezoluta u bën thirrje forcave politike të përmbushin reformat e mbetura dhe theksi vihet tek Rregullorja e Parlamentit, përforcimi i rolit të Kuvendit si mbikqyrës dhe gjithashtu konsultimi me shoqërinë civile dhe grupet e interesit për përgatitjen e ligjeve.
Komisioni i bën thirrje institucioneve shqiptare të garantojnë pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor. "Kërkohet një sistem gjyqësor i pavarur nga ndërhyrjet politike dhe nga korrupsioni. Duhet tu garantohet qytetarëve qasje e barabartë në gjykata, të shpejtohet progresi në zbatimin e strategjisë mbi reformën në gjyqësor, përfshirë reformimin e Gjykatës së Lartë”, vijon rezoluta.
Parlamenti Evropian vë theksin tek nevoja e shmangies së politizimit të administratës publike duke krijuar një administratë profesionale, të pavarur e të bazuar mbi meritokraci. Rezoluta konstaton se korrupsioni vazhdon të mbizotërojë gjerësisht në jetën e qytetarëve dhe rekomandon fort zbatimin e mëtejshëm të tolerancës zero ndaj çështjeve të korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike. "Kërkohen tregues të fortë, prova në hetimin dhe dënimin, përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë rezoluta.
Komisioni i jashtëm në PE u bën thirrje autoriteteve shqiptare të forcojnë lirinë e informimit dhe të garantojnë transparencën e pronësisë dhe financave të mediave. Në një pjesë të veçantë të rezolutës analizohet edhe situata ekonomike ndërsa shprehet shqetësim për nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërinë e përhapur.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com