PE kërkon ngrirjen e negociatave
të anëtarësimit të Turqisë në BE

PE kërkon ngrirjen e negociatave<br />të anëtarësimit të Turqisë në BE
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka kerkuar ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian nëse do të zbatohet reforma kushtetuese, që i jep më shumë pushtet presidentit Erdogan.
 
Komisioni i Punëve të Jashtme, i Parlamentit evropian i kërkoi Bashkimit Evropian dhe 28 shteteve anëtare të ndërpresin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Turqinë për një kohë të shkurtër nëse reforma kushtetuese e votuar me referendum me 16 prill do të zbatohet.
 
Reforma, do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale në Turqi parashikuar më 3 nëntor 2019 dhe parashikon heqjen e funksioneve nga kryeministri në përfitim të një presidenit që do të mund të marrë dekretet dhe do të ketë pushtet mbi pushtetin gjyqësor.
 
Deputetët evropianë janë të shqetësuar nga regresi i Turqisë përsa i përket shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit, nënvizoi PE në një komunikatë gjatë së martës.
 
Gjithashtu deputetët evropianë, shfaqën rezerva dhe për pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 që çoi në dënime masive.
 
BE dhe Turqia kanë ndërmarrë që prej vitit 2005 negociatat për anëtarësimin, por ato janë të bllokuara për shkak të ngjarjeve të fundit politike në Turqi.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament