PE, marrëveshje me SHBA për
tranferimin e të dhënave të pasagjerëve

PE, marrëveshje me SHBA për <br />tranferimin e të dhënave të pasagjerëve
BRUKSEL- Në bazë të marrëveshjes, çdo pasagjer i BE-së që udhëton për në SHBA do të japë një sërë të dhënash, ndër to emri, adresa, mënyra e pagesës dhe numri i çdo xhirollogarie. Edhe nëse dikush fluturon shpesh do të regjistrohet vendi i rezervuar apo sasia e bagazhit si dhe ndonjë kërkesë e veçantë për ushqim në bord. Të dhënat do të ruhen nga pala europiane për pesë vjet ndersa në SHBA do t'ë ruhen deri në 15 vjet.

 Kjo është marrëveshje nga ato që shkaktojnë debate të shumta dhe për të cilën deri në momentet e fundit luftohet fort sidomos nga kritikët që të mos miratohet. Kundërshtarët e marrëveshjes ishin përpjekur të bindnin kolegët e tyre në Parlamentin Europian se kalimi i të dhënave të shumta dhe të pakontrolluara të pasagjerëve të avionëve tek Departamenti i Sigurisë Kombëtare amerikane, përbënte për Ministrinë e Brendshme një shkelje masive të mbrojtjes së të dhënave. Por me votimin e shumicës, deputetët e PE nën presionin e SHBA-së premtojnë përmes të dhënave të pasagjerëve një lehtësim të luftës kundër terrorizmit dhe krimeve që veprojnë ndërkombëtarisht, raporton Dwelle. 

Kritikët e marrëveshjes shprehen të zhgënjyer nga miratimi i saj. Një prej tyre është deputeti i të Gjelbërve, Jan Albrecht i cili deklaron se ky është një hap prapa në aspektin e së drejtës ligjore dhe të drejtave civile“. Ndersa përkrahësit e marrëveshjes e shohin atë si një element konstruktiv të rëndësishëm kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar. Ata thonë se hetuesit mund arrijnë përmes të dhënave të bien në gjurmët e bandave kriminale ndërkombëtare dhe të veprojnë më mirë ndaj trafikimit të qënieve njerëzore dhe kontrabandës së drogës. Alexander Alvaro, një deputet gjerman i grupit parlamentar të liberalëve, deklaron se pas miratimit të marrëveshjes nga PE do të kemi pasagjerë të tejdukshëm. Ndërsa për pasagjerët e avionëve, marrëveshja e re nuk sjell asnjë përmirësim, mendon Alvaro: Pasagjerët do të vuajnë gjatë nisjes për udhëtim pikërisht një kohë të gjatë pritjeje, duhet të durojnë gjithë procesin me intervistat e turpshme dhe intime . Marrveshja për tranferimin e dhënave të pasagjerëve do te miratohej dhe kjo nuk kishte si të evitohej përballë presionit të SHBA që kishin kërcënuar me sanksione masive në rast refuzimi.
(ob/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje