PE: mbështetje Spanjës
në 'luftën' me Argjentinën

PE: mbështetje Spanjës <br />në 'luftën' me Argjentinën
STRASBURG - Parlamenti Europian i është bashkuar konfliktit të fundit mes Argjentinës dhe Spanjës lidhur me shtetëzimin e kompanisë më të madhe të naftës argjentinase, ku një kompani spanjolle, Repsol, mbante shumicën e aksioneve.

PE kaloi me shumicë votash një rezolutë që dënon veprimet e qeverisë argjentinase dhe ku i kërkon Komisionit Europian një ‘pezullim të pjesshëm’ të tarifave që përfitojnë eksportet argjentinase në BE.

Argjentina po merr 51% të aksioneve të firmës naftënxjerrëse YPF, ku Epsol kishte deri tani 57.4% të aksioneve. Spanja e quajti menjëherë këtë lëvizje si goditje ndaj tregut të lirë dhe kërcënoi se do të kundërpërgjigjej, duke ngjallur shqetësim për nisjen e një lufte tregtare mes dy vendeve. Veprimi për shtetëzim I qeverisë argjentinase, që e le Repsol me vetëm 6.4% të aksioneve, ka ndërkohë mbështetje të madhe në publikun argjentinas.

YPF, e privatizuar në vitin 1993, deklaroi së fundmi gjetjen e rezervave të mëdha të naftës dhe gazit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje