PE miraton marrëveshjen e tregtisë
së lirë me Kanadanë/CETA

PE miraton marrëveshjen e tregtisë<br />së lirë me Kanadanë/CETA
Parlamenti Evropian dha sot vendimin në favor të marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, CETA, objekt i polemikave të ashpra.

Me këtë votim pro, pjesa kryesore e tekstit pritet mjaft shpejt të vihet në zbatim në mënyrë të përkohshme, kohë e nevojshme që duhet për ratifikimin nga të gjithë Parlamentet kombëtarë dhe rajonalë të BE-së, një proces që mund të marrë disa vite.

Të mbledhur në seancë plenare në Strasburg, 408 eurodeputetë votuan në favor , 254 votuan kundër dhe 33 abstenuan.

Rreth 700 persona, sipas raportimeve të policisë manifestuan në Strasburg kundër vendimit. Disa dhjetëra të tjerë kanë bllokuar hyrjen e godinës që në orët e para të mëngjesit, duke u shtrirë për tokë dhe vonuar nisjen e debatit.

'Të thuash po për CETA-n, është si të ngelesh në vend”, shkruhej në një banderolë ATSH

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri