PE miraton rezolutën për Brexit 
Junker-Merkel: Sqaro pozitat shpejt

PE miraton rezolutën për Brexit <br />Junker-Merkel: Sqaro pozitat shpejt
Parlamenti Europian voton rezolutën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Në seancën e sotme parlamentare 395 eurodeputete votuan pro, 200 kundra dhe 71 abstenuan. Më tej ata kërkojnë që artikulli 50 i Traktatit të Lisbonës të aktivizohet menjëherë.

President i Komisionit Europian Juncker u shpreh se vendimi i britanikëve do të respektohet por kjo do të ketë edhe pasoja. 

“Jam i trishtuar pas votës së referendumit. Do të më pëlqente që Britania të kishte zgjedhur ndryshe e të qëndronte në Union. Tashmë kryemnistri duhet të sqarojë këtë situatë sa më shpejt. Jam i trishtuar sepse nuk jam një robot, apo burokrat . Jam një qënie njerëzore dhe më vjen keq për rezultatin e referendumit.
Do të më pëlqente që Britania të sqaronte pozitën e saj. Nuk mund të lejojmë një periudhë të gjatë e mbushur me pasiguri. Nuk do të ketë negoziata të fshehta. Pa lajmërime nuk ka negocime. Unë do të mirëpres dhe festoj riunifikkimin e BE, do të mirepres shtete te reja anëtare. Duhet t’i ofrojmë siguri europianeve. Udhetimi ynë vijon, fluturimi ynë vazhdon. Ne po punojmë që të ketë sa më pas burokraci, Europa duhet të bëhet më shumë sociale dhe do të jetë. Komisioni Europian do të vijojë të realizojë atë çka ka premtuar që nga nisja e mandatit. Europa është një projekt paqeje dhe një projekt i së ardhmes. Do të luftoj për Europën e bashkuar deri në frymën time të fundit . Miqtë tanë britanik duhet të na thonë se çfarë duan në mënyrë që ne të vijojmë më tej. Kjo nuk është kohë për fragmentimin e Europës. Ne jemi një lojtar global. Duhet jo vetëm të shohim të shkuarën , por duhet të shohim të ardhmen të rinjtë e Europës.” 
u shpreh Junker.

Nga ana tjetër Kancelarja Merkel duke folur në Parlamentin gjerman u shpreh se negociatat do të vijojnë vetëm kur Britania të sqarojë formalisht ndarjen nga Unioni dhe se nuk do të ketë asnjë privilegj.

Reagime në sallën e parlamentit pati kur mori fjalen Nigel Farage kryetari i partisë së pavarsisë në Britani dhe mbështetësi i fushatës Brexit i cili u akuzua për propaganda naziste ”Britania nuk do të jetë vend i vetëm që do të lërë Unionin. Nuk është për të qeshur kur para 17 vitesh ju thashë që do udhëhiqja një fushatë për të dale nga Unioni ju qeshët ndërsa sot nuk po qeshni” deklaroi Farage. Ndërsa ne reagimin e tij Juncker iu drejtua Farage duke thënë kjo është hera e fundit që duartroket në parlament duke ngjallur eufori në seance.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre