STRASBURG - Parlamenti Europian pritet që sot të diskutojë mbi rezolutën lidhur me të drejtat e grave në vendet e Ballkanit. Rezulota e cila përfshin 7 vende, mes të cilave edhe Shqipërisë ku i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të rrisin në masën 40% përfshirjen e gruas në listat zgjedhore dhe politikë.
Sipas reporters Marije Cornelisen, e cila ka hartuar rezoluten vendeve të Ballkanit, në veçanti Kroacia në të paktën dy proceset e fundit zgjedhore nuk kanë respektuar kuotën për 40% të kandidateve femra.
Parlamenti Europian do të nisë diskutimet mbrëmjen e sotme në Strasburg, ndërsa të martën do ta votojë atë. Draft raporti është hartuar pas opinionit të Komisionit për politikën e jashme dhe Komitetit për të Drejtat e Grave. Në të përfshihet mënyra se sa është respektuar kuota gjinore në Kroaci, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mal i Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Serbinë.
Rezoluta vec konstatimeve jep edhe udhëzimet për sejcilin prej 7 vendeve për përfshirjen e gruas në politikë.
Rezoluta gjithashtu vë në dukje se 30% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në BE janë shtetase të vendeve të Ballkanit, ndërsa gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën e viktimave të zbuluara. Gjithashtu theksohet se barazia gjinore, fushatave të ndërgjegjësimit dhe masat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë thelbësore në mënyrë që të parandalohet trafikimi dhe për të mbrojtur viktimat e mundshme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com