Zyrtarët thonë se 1 trilion euro humbin në vit në vendet anëtare nëpërmjet evazionit fiskal, që është shtatë herë më i madh se buxheti i BE-së. Pritet që anëtarët e Parlamentit Europian të bëjnë thirrje për një seri masash, duke përfshirë një listë të zezë të parajsave të taksave, një sistem automatik të shkëmbimit të informacionit bankar, penalizimet për ata që u shmangen taksave si dhe shërimi nga të ardhurat e humbura.
Këto bisedime vijnë një ditë më pas, kur Kryeministri britanik David Cameron kërkoi që krerët e mëdhenj jashtë shtetit të nënshkruajnë traktatet ndërkombëtare mbi tatimin. Britania e Madhe pritet gjithashtu të bëjë “presion” për taksa më të larta në samitin e G8-s në qershor.
Gjithashtu, Zvicra, një vend jo anëtare e BE-së pritet të vihet nën presion për të zbatuar rregullat e reja. Javën e kaluar ministrat e financave të BE ranë dakord të fillojnë bisedimet me Zvicrën, së bashku me Lihtenshtejni, Andorrën, Monakon dhe San Marinob, mbi shkëmbimin e informacioneve bankare.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com