STRASBURG - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton Shefja tha se dhuna e ushtruar nga policia turke në përgjigje të protestave është një shqetësim i madh për BE—në.
Ashton bëri thirrje Turqisë që të nisë një hetim për të gjetur ata që janë përgjegjës. “Përdorimi i tepruar i forcës nga ana e njësive të policisë kundër demonstruesve paqësorë duhet tërësisht të hetohet dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi",-tha Ashton në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ashton shtoi se ajo ishte e shqetësuar për mungesën e mbulimit mediatik mbi protestat ku liria e mediave është një shqetësim serioz në Turqi.
Deklarata e baroneshës Ashton erdhi pas vendosjes së gjobave nga autoritet turke ndaj katër kanaleve televizive lokale me motivacionin se kanë nxitur protestat në vend. Ashton rikujtoi se Turqia si një vend kandidat në BE, duhet të aspirojë praktikat dhe standartet më të të larta si lirinë e fjalës, e medias si dhe lirinë e besimit.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com