PE: Reformoni drejtësinë jo
për Merkelin, për shqiptarët
Fotolajm/Optimizëm, batuta e selfie

PE: Reformoni drejtësinë jo<br />për Merkelin, për shqiptarët<br />Fotolajm/Optimizëm, batuta e selfie
TIRANE -  Nuk është hera e parë që eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstain vijnë në Shqipëri për të monitoruar ecurinë e zbatimit të proceseve të rëndësishme, por vizita e kësaj të hëne i ka bërë të ikin më optimistë se palet politike do te behen bashke per reformen ne drejtesi si nje proces kyc per integrimin ne BE.

Takimet që patën me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha i kanë lënë shijen e mirë dy europarlamentarëve, se liderët politikë janë të gatshëm dhe kanë vullnetin për të realizuar reformën në drejtësi. 

"Ne sot kemi dëgjuar udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe unë do të largohem që këtu pak më shumë optimist, pra më duhet të pranoj që kemi optimizëm", tha Kukan. 

"Drejtesia", Fleckenstain: Lideret politike deshire per te gjetur zgjidhje
"Ajo që na nevojitet është një qasje e përbashkët, në mënyrë që, jo vetëm të miratohen, por natyrisht ajo që është edhe më e vështira, zbatimi i duhur i reformave në vend. Unë jam i kënaqur dhe i lumtur në fakt me gjërat që kam dëgjuar sot nga Kryetari i Kuvendit, z. Meta, nga Kryeministri z. Rama dhe nga Kryetari i opozitës, z. Basha, të cilët më kanë bindur, në fakt shpresoj që na kanë bindur të dyve, që ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe që ky do të jetë vetëm hapi i parë. Pastaj do të shikojmë natyrisht gjëra më konkrete kur të vijnë edhe rezultatet apo opinionet nga Komisioni i Venecias", u shpreh raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kukan dhe Metën pas takimit që mbajtën në Kryesinë e Kuvendit.  

I pyetur nga gazetaret ne gjety një qëndrim të unifikuar te krerët e mazhorancës Ilir Meta dhe Edi Rama për reformën në drejtësi, Fleckenstein tha Po. Në fakt pikërisht këtë përshtypje pata kur takova të dy liderët, por po ashtu kur takova kreun e opozitës. M’u krijua përshtypje që të tre këta persona janë të gatshëm që të gjendet një zgjidhje për të miratuar reformën në drejtësi.

Reformimi i sistemit të drejtësisë - tha ai - është prioritet për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe është një proces që duhet ndërmarrë për t'i shërbyer qytetarëve e për t'i kthyer atyre besimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma nuk duhet të bëhet për asnjë lider ndërkombëtar si kancelarja Merkel apo dikush tjetër - shtoi ai - por duhet të bëhet për të kënaqur popullin.

"Ideja është që ne kemi nevojë për këtë gjë, ju keni nevojë për këtë gjë, sepse ajo që dua të them, është sesi mund të luftohet në fakt korrupsioni, si mund të luftohet krimi i organizuar. Në rast se nuk keni një reformë të mirë në drejtësi, sepse në fund të fundit, kjo reformë në drejtësi nuk do të bëhet për të kënaqur znj. Merkel apo ndonjë tjetër, por kjo do të bëhet për popullin dhe qytetarët e Shqipërisë", tha Fleckenstein. 

Ndërsa të gjithë janë sy e vesh ndaj opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për draftin e reformës në drejtësi dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për vënien në zbatim të saj, Fleckenstein tha se menjëherë pas kësaj duhet të "fillojë puna me furi" - siç u shpreh ai - për miratimin dhe zbatimin e reformes.

Eurodeputeti Fleckenstain u shpreh se do t'i kërkojë Komisionit Evropian që pas miratimit të reformes dërgojë grup monitorimi për zbatimin e saj.

"Pas disa javësh do të kemi mundësinë të diskutojmë edhe raportin tim, si raportues i Parlamenti Europian për Shqipërinë. Më duhet të them që në atë raport unë dëshiroj t’i sugjeroj Komisionit që mbas miratimit, pra dhe duke filluar zbatimi i reformës në drejtësi, Komisioni Europian të bëjë të qartë që do të ketë në fakt një mision monitorues, që të ndjekë nga afër dhe të shohë nga afër se çfarë po ndodh me zbatimin e reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë besojmë që ne mund të ndihmojmë", shtoi ai.

Fleckenstein u shpreh gjatë fjalës së tij se është i kënaqur me ecurinë e deritanishme pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit.

Kreu i së majtës evropiane në Parlamentin Evropian u pyet edhe për çështje të brendshme politike në vendin tonë siç janë zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe mandatin e kryetarit.

"Tashmë kjo çështje është në duart e Kongresit të PS-së se si do ta zgjidhin ata këtë çështje. Prandaj do të thosha në fakt që në familjen tonë të partive të majta, ka rregulla të ndryshme, rregulla që secila funksionojnë ndryshe në vende të ndryshme. Për shembull, në Gjermani ne kemi rregulla tërësisht ndryshe, ndërsa ajo që shoh në Shqipëri është më e ngjashme me modelin e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Edhe një herë kjo varet tërësisht nga Kongresi i Partisë Socialiste", - theksoi ai.



Reforma në drejtësi, Kukan: Miratimi e zbatimi i saj përgjegjësi e politikanëve
Kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian Eduard Kukan tha se miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi është përgjegjësi e politikanëve. Reformimi i sistemit të gjyqësorit është i domosdoshëm për Shqipërinë - shtoi ai - si vend kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

"Në fund të fundit, është gjithmonë përgjegjësia e politikanëve tuaj, e udhëheqësve tuaj politikanë që të miratojnë reformën në drejtësi, sepse në fund të fundit kemi një bazë të shëndetshme, që ka të bëjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Dhe unë besoj se duke punuar mbi këtë bazë me vullnetin politik nga të gjitha palët dhe me angazhimin e të gjitha palëve do të arrihet pikërisht ai synim i përbashkët pikërisht që Shqipëria të ecë më përpara drejt BE-së. Në fakt ne e pamë nga të gjitha bisedat dhe jemi të kënaqur të shikojmë që reforma në drejtësi është tashmë në proces", tha Kukan.

Duke theksuar se Shqipëria ka shumë miq në Parlamentin Evropian, Kukan tha se dëshiron që vendi ynë të bëhet sa më shpejt pjesë e negociatave për anëtarësim në familjen e madhe evropian.
 
"Dëshirojmë shumë që ta shikojmë Shqipërinë të angazhuar në negociata me Bashkimin Europian. Sepse përsa i përket Ballkanit Perëndimor kemi Malin e Zi, kemi Serbinë, që janë vende të përfshira në negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ne dëshirojmë shumë që ta shikojmë edhe Shqipërinë që t’i bashkëngjitet këtyre vendeve për të negociuar anëtarësimin në BE. Sa më shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e këtij procesi, me fjalë të tjera që Shqipëria të bëhet pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe të bëhet shtet anëtar i BE-së në të ardhmen, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Aq më mirë do të jetë për Parlamentin Europian, sepse në fund të fundit kjo është një punë e përbashkët, aq më mirë do të jetë në fakt për ju, për klasën politike, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë, të cilët meritojnë të jenë shtetas të Bashkimit Europian. Shqipëria ka tashmë statusin e vendit kandidat, që do thotë se ajo çfarë kërkojmë ne dhe kërkon Shqipëria, është që të ecë përpara në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, por kjo me anën e një date njëkohësisht se kur do të çelen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së
", theksoi eurodeputeti.
 
Gjatë konferencës për shtyp, europarlamentari ju përgjigj pyetjes së gazetarëve edhe për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha që pati gjatë kësaj vizite zyrtare. Kukan tha se ka bashkëpunuar me Berishën prej 8 vitesh që nga koha kur ishte kryetar i delegacionit për çështjet e jashtme në Parlamentin Evropian, duke theksuar se nuk i harron miqtë pavarësisht se nuk janë më në poste të larta.
 
"Kjo për arsye se kur z. Berisha ka qenë kryeministër i vendit, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për të paktën do të thosha 5 vite, kur unë isha Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme ose siç njihet AFET. Por ne merreshim me Shqipërinë. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani në fakt që z. Berisha nuk është kryetar, unë nuk e kam harruar atë. Dëshiroja që të takoheshim, që të bisedonim, të dëgjonim njëri-tjetrin. Por gjithsesi unë arrij në përfundimet e mia. Gjithmonë ideja ime është që kur kam dikë të afërt, nuk e harroj qoftë ai kryeministër apo jo", tha Kukan. 

kukan

Dekriminalizimi, Meta: Zbatimi nis brenda 2 muajsh
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh pas takimit me eurodeputetët Kukan e Fleckenstein se brenda dy muajsh do të nisë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Metës përparimi i mëtejshëm në reformën në drejtësi është domosdoshmëri për të rritur në standard më të lartë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeparlamentari po ashtu i falenderoi eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan për kontributin e dhënë në ndihmë të moderimit të debatit politik dhe normalizimit të jetës parlamentare në vend. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois