PE: Shqipëria të miratojë paketën
Kushtetuese të reformës në drejtësi

PE: Shqipëria të miratojë paketën<br />Kushtetuese të reformës në drejtësi
Parlamenti Europian, përmes një deklarate të shpërndarë mesditën e sotme, i bën thirrje klasës politike të miratojë reformën në drejtësi.
 
Paralajmërimi është i qartë, çdo vonesë në miratimin e reformës në drejtësi, përkthehet në vonesë të rrugës europiane të vendit. Pa reformën në drejtësi, BE nuk do rekomandojë çeljen e negociatave të anëtarësimit.
 
Deklarata zyrtare e PE vjen pas asaj të Knut Fleckenstein i cili bëri thirrje që të kalohet reforma të enjten, ose të shkohet në referendum ku të jetë populli ai që vendos.
 
Raporteri për Shqipërinë në PE, foli sot pas takimeve me Ramën, Bashën dhe Metën, duke thënë se nuk ka rrugë tjetër veç miratimit të reformës.
 
Fleckenstein tha se palët duhet të gjejnë patjetër gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e ngërçit dhe votimin e reformës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar