PE vendos pezullimin e Turqisë
në BE, pas grushtit të shtetit

PE vendos pezullimin e Turqisë<br />në BE, pas grushtit të shtetit
Parlamenti Evropian pezullon perkohësisht  bisedimet me Turqinë mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  Sipas vendimit të marrë këtë të enjte ky pezullim është i përkohshëm.

Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan në mënyrë unanime duke i bërë thirrje Komisionit Evropian për të ngrirë negociatat në vazhdim. 479 anëtarë votuan  për pezullim negociatash, 37 kundër ndërsa 107 anëtarë abstenuan.

Parlamenti Evropian ... dënon me forcë masat e tepruara shtypëse të  marra në Turqi që nga dështimi i grushtit të shtetit.Masat represive të ndërmarra nga qeveria turke nën gjendjen e jashtëzakonshme janë në disproporcion, kërcënojnë të drejtat dhe liritë themelore të mishëruara në Kushtetutën turke dhe kërcënojnë vlerat demokratike të Bashkimit Evropian ".thuhet në mocion.

Një ditë më parë presidenti Erdogan u shpreh se vendimi i marrë këtë të enjte nuk do të kishte asnjë vlerë.

Pas grushtit të shtetit shume shtete europiane kërkuan që bisedimet me Turqinë të ndërpriteshin, ndërsa në vend nuk kanë të ndalur  gjuetitë ndaj funskionarëve publike të cilët dyshohen se janë të lidhur me Gulen i akuzuar si ideatori i pucit të shteti të regjistruar në 15 korrik të këtij .

Kujtojmë se anëtarësimi në BE ishte dhe një nga cështjet kyce të marrëveshjes së marsit ku Ankaraja do të jepte ndihmën e saj në krizën e refugjatëve  e në këmbim Brukseli do të merrte parasysh lëvizjen e lirë të shtetasve turq në union. Ndërsa negociata me BE kanë nisur në vitin 2015.


Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari