PE zhvillon sot debatin e parë për
liberalizimin e vizave të Kosovës

PE zhvillon sot debatin e parë për<br />liberalizimin e vizave të Kosovës
Parlamenti Evropian do të zhvillojë këtë të enjte debatin e parë propozimin e Komisionit Evropian dhe heqjen e vizave për Kosovën, ku do të paraqiten propozimet e KE dhe më pas do të draftohet raporti, i cili duhet të kalojë përmes procedurës në parlament.

Deputetja sllovene nga radhët e socialistëve, Tanja Fajon, të cilën Parlamenti Evropian e ka emëruar këtë të hënë si Raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka paralajmëruar se ajo do të bëjë çmos që të ketë një plan ambicioz për këtë.
 
Por edhe pse në Parlamentin Evropian është e qartë mbështetja e shumicës së madhe për t’i hequr vizat Kosovës, procedura për të udhëtuar pa viza gjatë kësaj vere mund të mos realizohet, shkruan gazeta express.
 
Më 4 maj, Komisioni Evropian propozoi në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Parlamentin Evropian heqjen e vizave për popullin e Kosovës. Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit, i cili ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj.
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme