Pedagogët kanë vijuar sërish sot bojkotin kombëtar, ku kanë protestuar pranë ambienteve të Korpusit Universitare në Tiranë dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ai është një shiks i kohës së zezë të ’97, i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e ‘non gratave’ e të rublave në hapësirën universitare. Kovaçi u shpreh se Rama nuk ka të bëjë me disa injorantë, por me profesorë të cilët kanë mbaruar studimet me rezultatet të larta.

'Kryeministri e ka mundësin pasi ai vendos mbi të gjitha. Mos i merr personale gjëra. Sot gjendja e arsimit të lartë është në pikiatë. Një hemorragji studentësh sepse universitete publike nuk kanë kushte. Hidhi sytë nga universitete mos u merr me biografi. Jam shumë i kënaqur që më ka përmendur më bëri të famshëm dhe më thënë SHIK i ’97. Së pari një herë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues. Deri në 2023 do i përfaqësoj ato që kam mbledhur. Sandër Kovaçin e njohin të gjithë, e kam pasur shkollën 1 orë e 30 minuta larg, e kam nxjerr shkollën me 10 nga klasa e 1 deri në 8. Gjithmonë i kam nxjerrë me të gjitha 10. Nuk vij nga rruga. Nuk duhet të tregohem modest se mendon se ka të bëjë me injorantë këtu. Ai do të nxjerrë injorante dhe profesoratin. Kërkova inxhineri, por më thanë të shkoj në matematikë. Kam mbaruar Matematike 5 vjeçare, mos të shqetësohet se nuk ka të bëjë me një injorant. Asnjë pedagog nuk mund të shntazhohet me vetting.’- u shpreh ai.

Mes turmës para Universitetit Politeknik, është edhe profesor Sofokli Garo, pedagog matematike prej 50 vitesh. Tani në pension, por jep leksione në privat, thotë se kolegët e tij janë të keqpaguar. Padagogët i kujtuan kryeministrit Rama kohën kur ai i mbështetit në grevën e vitit 2004.

Ndryshe nga ditët e tjera, disa studentë dolën krah kërkesave të pedagogëve, edhe pse të paktë në numër. Në protestën e pedagogëve nuk munguan edhe qytetarë të thjeshtë që duan arsim më të shëndetshëm. Nëse rektorati nuk do të mblidhet për të marrë një vendim mbi protesta, pedagogët që kërkojnë rritje rreth 50 përqind në pagës brenda dy viteve, do të thërrasin vetë Asamblenë Akademike.

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale tha se protesta për rritje të pagës në masën 50% brenda 2 viteve, përfaqëson një pakicë pedagogësh. Rama u shpreh se nuk ka për t’u bërë asnjë veting ndaj pedagogëve dhe kjo gjë as nuk është menduar.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.