Pedagogu: Efekti i reformave "Ku thërret qameti", çojmë studentë dhe i bëjmë programim me laps e letër

Të qenurit dembelë apo punëtorë është një debat që zhvillohet shpesh. I tillë ishte edhe ai mëngjesin e sotëm në emisionin “Rrëze Dielli” në Report Tv. Rezart Prifti, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës e shikon këtë çështje në dy aspekte. Së pari si përqasje kulturore dhe së dyti në aspektin e edukimit. Sipas tij në tregun tonë të punës është e vështirë të gjesh punonjës të mirë e profesionistë , nisur kjo edhe nga mungesa e koordinimit mes vendeve të punës dhe atë se çfarë ofrojnë bangat e universiteteve. Prifti sqaron se biznesi sot e vlerëson një person të aftë, por është e vështirë të gjesh një të tillë, kur ende sot i çon studentët në fakultet dhe i bën programim me laps e letër.

Sot ka ndryshuar ekosistemi në biznes. Çdo biznes i mirë, kur sheh një të talentuar më beso që e vlerëson dhe nuk e lë të ikë, qoftë ky programues, dizajner. Por është e vështirë .Në momentin që i çon në Universitet studentët dhe i bën programim me laps e letër. As unë se besoja, semestrin e kaluar e mora vesh.

Rezart Prifti, pedagog


Pedagogu Rezart Prifti në studion e Rreze Dielli

Për pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë , ne jemi një popull që çalojmë në fushën e edukimit, dhe kjo është e mbartur nga periudhat e kaluara. Ai madje i quan genocide efektet e reformave sociale dhe atyre në edukim.

At Zef Pllumi thoshte “Don me e rrnu një komb, jepi lidera të paedukuem”. Ne nuk është se na mungon edukimi sot , ne kemi shekuj të tërë që s’kemi pasur edukim. Duket sikur krejt papritur  u zgjuam në 2018 dhe po pyesim a janë shqiptarët dembelë. A thua kemi qenë ndonjëherë punëtorë. Këtu dua të dal  te edukimi, ne nga edukimi jemi nul. Neve na përçudnoi komunizmi, na la pa edukim. Edhe sot e kësaj dite jemi pa edukim. Kur them pa edukim nuk e kam fjalën vetëm tek universiteti, e kam fjalën që nga baza. Nuk kemi ç’të bëjmë kur na vijnë studentët nul. Fillon që nga shkolla e mesme, që nga shkolla fillore, çudirat që u bënë me ndryshimet e kurrikulave . Unë në një farë forme këto i quaj genocide. Reformat në edukim dhe reformat sociale duan mbi 4 vjet që të shohësh efektin. Dhe efekti është “ Ku thërret qameti”. Sistemi ynë i edukimit përgatit njerëz që janë për në qiell, nuk janë për në tregun e punës.

Rezart Prifti, pedagog

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni