Pedagogu Myzafer Elezi është renditur në fundin e listës së PD-së për qarkun e Gjirokastrës. Siç shprehet në intervistën për Report Tv, synimi i tij është të përfaqësojë Tepelenën përmes votave nominale.
“Asnjëherë skam menduar se do jem deputet e parlamentit të Shqipërisë si demokrat i rrethot të Tepelenës, por do të jem deputet i qytetarëve të Tepelenës të majtë dhe të djathtë, em apo pa parti, sigurisht i propozuar nga partia me të cilën kam aderuar të në fillimet e saj në PD.
Tepelenësit kanë një traditë ata votojnë personin më shumë se partinë. Mua me tepelenësit nuk më ndan bindja politike por më shumë më bashkon. Kam marrë mbështetje nga shumë qytetarë që sjanë pjesë e partisë demokratike, skanë qenë ndonjëherë me ndonjë parti por edhe nga të majtë”.
Elezi synon të rikthejë besimin e bashkëqytetarëve, që sipas tij janë zhgënyer nga e qeverisja e majtë.
“Kam synim si të gjithë demokratët që të maksimizoj votat për të rikthyer në shinat kushtetuese demokracinë e dhunuar prej 8 vitesh. Realisht shqiptarët tashmë janë të bindur se PD ka një program dinjitoz, ka një program brilant ekonomik. U jap garanci quytetarëve për impelementinim e këtij programi”.
Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë vetëm një deputet në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa në këto zgjedhje synon të marrë dy mandate. Lista e PD kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa përballë në kampin socialist lista e Gjirokastrës kryesohet nga Mirela Kumbaro.