Pedofili, familja e Prenjasit në Librazhd kërkon mbrojtje VD/Familja e Julianit s'i pranoi
Nga frika e një hakmarrje anëtarët e familjës Prenjasi në Përrenjas të Librazhdit nuk dalin nga shtëpia, madje po mendojnë një largim të shpejtë drejt Greqisë.(Foto: Ardian Prenjasi, me rreth të bardhë dritarja e apartamentit ku jeton i vëllai, Besnik Prenjasi në Prrenjas të Librazhdit) Ardian Prenjasi, pedofili dhe zbulimi i krimeve makabre
LIBRAZHD- Prej 9 ditësh hyrjet e daljet e anëtareve të familjës Prenjasi në Përrenjas të Librazhdit janë rralluar. Nga frika e një hakmarrje ata nuk dalin nga shtëpia, madje po mendojnë një largim të shpejtë drejt Greqisë. Korrespodenti i TV A1 REPORT ka udhëtuar drejt Prrenjasit për të parë si po jeton familja e pedofilit monster në Laprakë.
Të afërm të familjes dhe banorët e pallatit pohojnë për A1REPORT se pak ditë më parë, vëllai dhe motra e Ardian Prenjasit kanë udhëtuar drejt Tiranës për të kërkuar faljen në familjen e 11 vjecarit, Julian Cela, të cilin pedofili 45 vjeçar pretendon se e ka vrarë, por nuk janë pranuar në shtëpi
Prej më shumë se një javë, motra e Prenjasit ka braktistur edhe vendin e saj të punës, atë të shitëses ambulante pranë tregut të qytetit ku ajo banon, në Përrenjas
Besnik Prenjasi, i cili prej më shumë se 10 vitesh nuk flet me vëllanë e tij, aktualisht të arrestuar, thotë se ka marrë kërcënime dhe i kërkon zyrtarisht policisë të marrë në mbrojtje familjen e tij. Ai thotë se ndihet i kërcënuar së bashku me të ëmën, motrën që prej 18 marsit kur Ardiani pas arrestimit pranoi në polici se kishte ushtruar dhunë seksuale me një fëmijë 10 vjeçar por dhe se kishte vrarë Julian Çelën, vogëlushin 11 vjeçar, në Laprakë të Tiranës.
(Foto: Gazetari Andi Qosja duke trokitur ne derën e familjes Prrenjasi)
Foto: Ardian Prenjasi, me rreth të bardhë dritarja e apartamentit ku jeton i vëllai, Besnik Prenjasi në Prrenjas të Librazhdit)
Një javë pasi pedofili i arrestuar Ardian Prenjasi pranoi autorësinë e vrasjes së Julian Celës, ende asnjë gjurmë për gjetjen e trupit të 11-vjecarit. Hetimet mbeten të hapura, ndërsa operacioni i kërkimit për gjetjen e trupit të Julianit vazhdon në vendgrumbullimin e mbjetjeve urbane në Sharrë.