Pedofilia në internet, 94%
e fëmijëve jetë virtuale

Pedofilia në internet, 94%<br />e fëmijëve jetë virtuale
Të miturit e të rinjtë konsiderohen si përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe më të rrezikuarit nga krimi kibernetik. Pikërisht për këtë arsye 7 shkurti është dita botërore për sigurinë në internet. Dhe nga këto rreziqe nuk shpëtojnë as fëmijët e adoleshentët shqiptarë, të cilët janë kthyer në përdorues në masë të internetit. Pikërisht për këtë arsye, zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata dhe ministri i Teknologjisë, Genc Pollo, kanë vendosur që të vendosin kritere të reja për kompanitë që sigurojnë internetin për shkollat tona.

Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se nevojiten masa urgjente për reduktimin e këtij fenomeni, por edhe për ngritjen e strukturave që do të merren me kontrollin se si do të zbatohen këto masa. Ndërhyrjet do të fillojnë veçanërisht në shkolla, aty ku dhe problemet janë më të mëdha, pasi përmes internetit, fëmijët janë të ekspozuar ndaj pornografisë, dhunës dhe formave të tjera përmbajtjesh të papërshtatshme
"Janë vendosur një sërë kërkesash në kontratat e reja për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së komunitetit të nxënësve dhe mësuesve gjatë orës së mësimit gjatë punës së pavarur, dhe gjatë punës kërkimore. Sipas kontratës do të ofrohet gjithashtu filtrimi i përmbajtjes sipas kërkesave të MASH, për të ndaluar nxënësit e mësuesit që të aksesojnë përmbajtje jo edukative, që do të mundësojmë bllokimin e adresave problematike të cilat ofrojnë përmbajtje ofenduese apo fyese për nxënësit", - ka deklaruar Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit.

Nga të dhënat që raportojnë operatorët celularë, rreth 94 për qind e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç e përdorin rregullisht internetin dhe janë një kontigjent në risk nga përdorimi i tepërt i tij. Ministri për Novacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, ka zgjedhur pikërisht ditën ndërkombëtare për sigurinë në internet për të lancuar fushatën për ndërgjegjësimin e nxënësve, mësuesve e prindërve mbi rreziqet e botës virtuale. Për këtë arsye, fushata do të zhvillohet në shkollat e Durrësit e Tiranës si dy qytetet me numrin më të madh të përdoruesve të internetit.

Motoja e fushatës së ndërgjegjësimit në shkolla do të jetë “të gjithë për një internet të sigurtë”. Gjatë ditëve të fushatës, të gjithë operatorët mobilë, përmes celularëve, do t'u dërgojnë abonentëve të tyre, një sms ndërgjegjësuese për ruajtjen e fëmijëve nga përmbajtje të papërshtatshme në internet; gjithashtu do të transmetohen disa emisione informuese në televizionin publik dhe disa televizione të tjera; si dhe një spot publicitar ndërgjegjësues.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë