Pedonalja do kthehet në treg
Basha: Kështu joshim turistët

Pedonalja do kthehet në treg<br />Basha: Kështu joshim turistët
Në projektbuxhetin e vitit 2012, i cili kaloi dy ditë më parë në këshill bashkiak, është parashikuar edhe rikualifikimi i bllokut të Toptanëve. Më konkretisht bashkia e Tiranës parashikon në këtë rrugë pedonale krijimin i një panairi të artizanatit, që do të ndikontepozitivisht në eksperiencën e një turisti, pasi ato vazhdimisht kërkojnë diçka autentike nga qyteti i Tiranës. "Përqëndrimi i disa produkteve të artizanatit në një treg të vetëm e bën shumë më tërheqës këtë treg dhe akoma më shumë rrit dëshirën e turistëve për të blerë një produkt artizan dhe si rrjedhojë dhe shancet që kjo blerje të realizohet", thuhet në fq 112 të projektbuxhetit të Tiranës për 2012, ku flitet për ndërhyrjet që do të bëhen n këtë rrugë.

Gjithashtu shpjegohet edhe mënyra se si do të funksionojë ky treg që do të ndërtohet në mes të Tiranës. "Funksionimi i një panairi të tillë mund të realizohet gjatë fundjavave pranë rrugës "Murat Toptani", e cila ka disa avantazhe: është rrugë me akses vetëm për këmbësorët; është shumë afër atraksioneve kryesore të qytetit; është shumë afër qendrës së qytetit, shumë lehtë e arritshme (ka akses të madh si me makinë, me autobus apo me këmbë).

Gjithashtu do të përfitonin dhe artizanët, të cilët do të ishin më të motivuar për ta mbajtur të gjallë traditën e tyre, pasi tashmë produktet e tyre do të ishin më pranë konsumatorëve dhe do të kishin rritje të
nivelit të shitjeve dhe gjithashtu të fitimeve. Për sa i përket instalimeve të nevojshme për ndërtimin e tregut, ato duhet të jenë të çmontueshme, pasi tregu duhet të funksionojë vetëm në fundjavë dhe gjatë periudhës prill- tetor ku dhe niveli i reshjeve është më i ulët dhe temperaturat më të larta, si dhe dita më e gjatë falë ndryshimit të orës me 60 minuta", - thuhet në projektbuxhetin e Tiranës.

Aktualisht në rrugën pedonale "Murat Toptani", është instaluar qyteza e vitit të ri, me rreth 40 kasolle druri që i kanë marrë me qira bizneset për një muaj me rastin e festave të fundvitit. Por ndryshimi është se duke u kthyer në një treg për artizanët, kjo rrugë, do të humbasë funksionin e saj kryesor, pra të jetë një rrugë vetëm për këmbësorët.

LEHTËSI PËR BIZNESET
Një tjetër projektvendim i rëndësishëm që ka kaluat në mbledhjen e datës 28 dhjetor të këshillit bashkiak, ka të bëjë me lehtësitë fiskale për të gjithë ata biznese që punësojnë më shumë se 50 persona, nga lista e të papunëve të regjistruar pranë zyrave të punësimit të Tiranës. "Përjashtohen nga pagesa e taksës mbi pasurinë, taksës së tabelës identifikuese dhe tarifës së pastrimit dhe trajtimit të mbeturinave për katër vjet, të gjitha subjektet e reja të biznesit në qytetin e Tiranës, që punësojnë mbi 50 punonjës, të marrë nga lista e të papunëve vetëm nga zyrate punësimit Tiranë. Ulet detyrimi në masën 30 % për taksën e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit, për të gjitha subjektet e ndërtimit, që punësojnë mbi 75 punonjës, të marrë nga lista e të papunëve vetëm nga zyrat e punësimit Tiranë", - detajon projektvendimi lehtësitë mbi këto biznese.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Ç’po ndodh në Mal të Zi? Pro-rusët duan ndryshimin e Kushtetutës! Opozita ngre alarmin: 'Bota serbe' rrezik për rajonin

Ç’po ndodh në Mal të Zi? Pro-rusët duan ndryshimin e Kushtetutës! Opozita ngre alarmin: 'Bota serbe' rrezik për rajonin