BEART- Viti i ri e ka gjetur pa asnjë ndriçim tokësor pedonalen e qytetit të Beratit.Ditët e fundit në këtë qytet është vënë re se përgjatë gjithë pedonales së re poçat e ndriçimit që ndodhen në tonë janë thyer dhe u janë vjedhur llampat.

Në të gjithë sipërfaqen e pedonales gjatë investimit u vendos që veç ndriçimit ajror të vendosjen dhe ndriçimi tokësor për ti dhënë më tepër hijeshi pedonales.Por, ditët e fundit të gjitha dritat shihet qartë se nuk kryejnë më asnjë funksion, pasi janë vjedhur.

Të vetmit që reagojnë në lidhje me këtë problem janë qytetarët e Beratit, të cilët shprehen se ky veprim nuk është në imazhin pozitiv të një qyteti si Berati, ku pedonalia kaq shumë e mirëpritur nga të gjithë të shkatërohet me anë të vjedhjes.

Ndërkohë që ndërkohë burime pranë bashkisë së Beratit bëjnë me dije se herë pas here janë zëvendësuar disa prej poçave të vjedhur, por tashmë kjo është e pamundur. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)