Pedonalja, hiqen kioskat
Rikthehet tregu në pranverë

Pedonalja, hiqen kioskat<br />Rikthehet tregu në pranverë
TIRANË – Në rrugën “Murat Topatani”, ose siç njihet së fundmi. pedonalja e Tiranës janë hequr 40 kasollet e drurit, në të cilat për afro një muaj bizneset tregtuan produkte gjatë ditëve të festave të fundvitit. Mbrëmjen e djeshme, është hequr edhe kioska e fundit prej druri për të cilën çdo biznes në një muaj pagoi një qera prej 3 mijë eurosh. Ditën e sotme, pedonalia iu kthye pamjes së saj të zakonshm, një shëtitore ku kryeqytetasit kalojnë orët e lira, sidomos mbrëmjeve dhe orëve me diell.

NË PRANVERË PEDONALJA KTHEHET NË TREG
Çdo fundjavë, nga muajt prill-tetor, rruga pedonale “Murat Toptani” do të kthehet në një treg për artizanët. Instalimet do të jenë të çmontueshme dhe do të hiqen gjatë ditëve të javës. Kjo është pamja e re, që parashikon t’i japë bashkia e Tiranës, rrugës e cila është ndërtuar vetëm për këmbësorët.
Në projektbuxhetin e vitit 2012 për Tiranën është parashikuar edhe rikualifikimi i bllokut të Toptanëve. Më konkretisht bashkia e Tiranës parashikon në këtë rrugë pedonale krijimin i një panairi të artizanatit, që do të ndikonte pozitivisht në eksperiencën e një turisti, pasi ato vazhdimisht kërkojnë diçka autentike nga qyteti i Tiranës.
“Përqëndrimi i disa produkteve të artizanatit në një treg të vetëm e bën shumë më tërheqës këtë treg dhe akoma më shumë rrit dëshirën e turistëve për të blerë një produkt artizan dhe si rrjedhojë dhe shancet që kjo blerje të realizohet”, thuhet në fq 112 të projektbuxhetit të Tiranës për 2012, ku flitet për ndërhyrjet që do të bëhen n këtë rrugë. Gjithashtu shpjegohet edhe mënyra se si do të funksionojë ky treg që do të ndërtohet në mes të Tiranës. “Funksionimi i një panairi të tillë mund të realizohet gjatë fundjavave pranë rrugës “Murat Toptani”, e cila ka disa avantazhe: është rrugë me akses vetëm për këmbësorët; është shumë afër atraksioneve kryesore të qytetit; është shumë afër qendrës së qytetit, shumë lehtë e arritshme (ka akses të madh si me makinë, me autobus apo me këmbë). Gjithashtu do të përfitonin dhe artizanët, të cilët do të ishin më të motivuar për ta mbajtur të gjallë traditën e tyre, pasi tashmë produktet e tyre do të ishin më pranë konsumatorëve dhe do të kishin rritje të nivelit të shitjeve dhe gjithashtu të fitimeve.

Për sa i përket instalimeve të nevojshme për ndërtimin e tregut, ato duhet të jenë të çmontueshme, pasi tregu duhet të funksionojë vetëm në fundjavë dhe gjatë periudhës prill- tetor ku dhe niveli i reshjeve është më i ulët dhe temperaturat më të larta, si dhe dita më e gjatë falë ndryshimit të orës me 60 minuta”, - thuhet në projektbuxhetin e Tiranës.

(aq/ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete