SPAK kopsit dosjen për koncesionin e sterilizimit, pritet t'i komunikohet akuza ish ministrit Ilir Beqaj e 8 të tjerëve

Tirane-  Ish ministri i Shëndetësisë dhe 8 të tjerë janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Prokuroria e Posaccme ka mbyllur hetimet e para dhe po u komunikon akuzat 9 të pandehurve, ndërsa pas 10 ditësh në pritje të prapësimeve, do ta dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.

Beqaj i cili akuzohet për 'shpërdorim detyre' do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat. Zv. ministri akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa biznesmeni për mashtrim.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën 'detyrim me paraqitje'. Ndërkohë që një muaj më parë u vendos sekuestro edhe ndaj dy kompanive të Rrapajt dhe disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi të cilët kanë pritur deri në momentet e fundit për mbylljen e hetimeve, afati i të cilave përfundonte pikërisht më 15 mars. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë.

Çfarë ndodh me dosjen?

 

Ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do i komunikohet të hënën akuza e “shpërdorimit të detyrës" ndërsa sot pritet të paraqitet para oficerit gjyqësor pasi ndaj tij është marrë masa e 'detyrimit me paraqitje"

Brenda afatit 10 ditor të akuzuarit kanë të drejtën të paraqesin kundështimet e tyre pastaj prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dërgojnë dosjen në GJKKO. I takon gjyqtarit të seancës paraprakeve vendos nwse do e kalojw dosjen nw gjykatw për gjykim, do e rikthejw nw SPAK apo do e pushojw dosjen. Sot ishte afati i fundit që kishte caktuar GJKKO ndaj SPAK për mbylljen e hetimeve të dosjes.
 

Të akuzuarit për koncesionin e sterilizimit dhe masat e sigurisë
Ilir Beqaj
- Ish ministri i Shëndetësisë -  'detyrim me paraqitje' -  i akuzuar për 'shpërdorim detyre" -
Klodjan Rjepaj-  zv/ministri i Shendetesise 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- biznesmen 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Lajmi ne perditesim...

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje