/ATSH-AFP/ - Lëvizja islamofobe gjermane Pegida është zënë ngushtë në lidhje me disa deklarata të paqarta të mbajtura dje gjatë një tubimi në Dresde nga një shkrimtar populist që shprehte keqardhje që kampet naziste ishin tashmë "jashtë shërbimit".
Lutz Bachmann lideri i lëvizjes kishte mbledhur rreth 20 mijë persona mbrëmjen e djeshme me rastin e përvjetorit të parë të themelimit. Ai kërkoi ndjesë publike në faqen e tij në Facebook duke evokuar si një gabim të rëndë me marrjen mbi vete të gjithë përgjegjësisë së kësaj deklarate të pamundur të shkrimtarit gjerman me origjinë turke, Akif Pirinçci.
Prokuroria e Dresdenit njoftoi sot se do të merrte në shqyrtim mundësinë e padisë penale për nxitje të urrejtes.
I njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj homoseksualëve dhe migrantëve, Akif Pirinçci ishte ftuar nga Pegida në krah të mjaft folësve të tjerë. Në një fjalim të gjatë në podium, ai kritikoi politikën migratore të qeverisë gjermane e cila ka humbur gjithë respektin e duhur ndaj popullit të saj, i cili nëse nuk i bindet më, nuk i mbetet veçse të braktisë Gjermaninë.
/Shqiptarja.com