Peizazhi gjeopolitik kthen Merkelin në punë!

Pushimet për kancelaren gjermane, Angela Merkel mbaruan, pasi mëngjesin e sotëm gruaja më e fuqishme e botës është kthyer në punë, në kryesimin e kabinetit të qeverisë. Kancelarja, zakonisht në pushime trejavore, është kthyer në punë duke patur parasysh peizazhin gjeopolitik nga krizat që kanë përfshirë Evropën dhe një pjesë të botës. Gjatë pushimeve, kancelarja ka pasur shumë biseda telefonike me partnerët ndërkombëtare, nga presidenti amerikan, Barack Obama, ai francez, François Hollande, ukrainas, Petro Poroshenko dhe atë rus Vladimir Putin, me të cilin përpiqet për të mbajtur dialogun e hapur pavarësisht sanksioneve. "Një kancelar është gjithmonë në detyrë", tha Merkel gjatë një konference shtypi. Sot, qeveria gjermane do të merrte në shqyrtim çështjen e Irakut, pas njoftimit të djeshëm për gatishmërinë për furnizimin me pajisje jovdekjeprurëse ushtarake qeverisë së Bagdadit, për Rripin e Gazës dhe për konfliktin në Ukrainë, pa përjashtuar çështjet e politikës së brendshme. Ndër ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare, kancelarja ka një vizitë në Letoni më 18 gusht. Në frontin e brendshëm, janë zgjedhjet në Saksoni, në fund të muajit gusht, dhe pastaj në Brandenburg dhe Thuringia, në shtator./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën