Peja, tri ditë festë për 70- vjetorin
e poetit e martirit Jusuf Gërvallës

Peja, tri ditë festë për 70- vjetorin<br />e poetit e martirit Jusuf Gërvallës
Me rastin e 70- vjetorit të lindjes së poetit, gazetarit dhe martirit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, ka përzgjedhur një sërë aktivitetesh, për ta kujtuar-nderuar jetën dhe veprën e Gërvallës. U lind më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Vritet mizorisht më 17 janar në Untergrupenbah Gjermani.

Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar 1982, si pasojë e atentatit të ushtruar më 17 janar ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit, si dhe mysafirit të tyre, Kadri Zeka. Vdekja e tij ishte një humbje e rëndë për Kosovën që përjetonte në atë kohë presionin dhe stypjen e serbëve. Duke shkruar për Jusuf Gërvallën, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson: “Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij, si dhe proza artistike e publicistika përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pashprehura plotësisht.”

Aktivitetet në Pejë kanë filluar ditën e sotme dhe do të vijojën deri më 3 tetor , në teatrin e qytetit “Istref Begolli”. Pjesë e ditëve përkujtimore të Gërvallës, është edhe shfaqja “Dinjiteti” e autorit Ruzhdi Pulaha, në regji të Agim Selimit, shfaqje kjo e cila do të jepet më 01 tetor 2015, në ora 19:00.

Aktiviteti 3 ditor “Ditët e Jusuf Gërvallës”, organizohet nën kujdesjen e e kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste