PEKIN, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Kompania ajrore kineze "China United Airlines" njoftoi se është transformuar në një kompani shtetërore me kosto shumë të ulët që do të thotë se çmimet variojnë nga 20-40 për qind më të ulëta nga çmimet e mëparshme. Kjo është edhe kompania e parë ajrore me buxhetin e shtetit. "China Eastern Airlines" deklaroi se ky vendim është një përgjigje për tendencën e reformës së aviacionit civil dhe se do të plotësojë boshllëqet e tregut në brezin ekonomik Pekin-Tianjin-Hebei. Aktualisht, kompania varet nga dy aeroporte, ai "Beijing Nanyuan Aeroport" dhe "Guangdong Foshan Shadi Airport", që sigurojnë udhëtime në Mongoli dhe në rajonin verilindor të Kinës. Deri në fund të këtij viti "China United Airlines" do të ketë 31 avionë, tip "B737" në funksionim dhe parashikon të arrijë në 80 të tillë në 2019-n. Në industrinë e aviacionit, kostot zakonisht ndahen në të kontrollueshme dhe të pakontrollueshme. Avioni, materialet, lëndët djegëse dhe shpenzimet e tjera jo të kontrollueshme përbëjnë pjesën më të madhe. Për këtë arsye buxheti i një linje ajrore varet si nga veprimet e saj po ashtu dhe nga çmimet e pakontrollueshme./ /l.q/ a.jor.