KINE - Dy mijë delegatët e Kongresit të Partisë Komuniste kineze zgjedhin sot lidershipin e ri. Pas 10 vitesh në pushtet, Presidenti Hu Jinta do ta lëshojë postin e tij për sekretarin e përgjithshëm Xi Jinping. Në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit, Hu Jintao u shpreh se Kina duhet të adaptojë ndryshime qoftë në çështjet e brendshme ashtu edhe në ato globale.
Ne, deklaroi ai, duhet të punojmë më shumë për të ndjekur zhvillimet shkencore, të promovojmë një harmoni sociale si dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve. Sipas tij edhe reformat politike duhet të shihen në të mirë të strukturës së brendshme politike dhe si pjesë e rëndësishme e reformave globale. Korrupsioni, nënvizoi Hu, është fatal për partinë dhe mund ta çojë atë dhe shtetin në kolaps.
Duke ju referuar indirekt rasteve të fundit të zbulimit të skandaleve politiko-financiare në radhët e Partisë, Hu Jintao insistoi se duhet të garantohet që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Më tutje, ai insistoi se vendit i duhet të realizojë një model të ri zhvillimi si reagim ndaj ndryshimeve ekonomike në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Referuar çështjes së Tajvanit, zyrtari i lartë komunist konstatoi se mund të diskutohet rreth një mekanizmi besimi për të ruajtur stabilitetin në marrëdhëniet dhe në arritjen e një marrëveshjeje paqe. Nuk mbeti pa prekur as çështja e fuqisë detare ndërsa Hu Jinta tha se duhet të mbrohen interesat territoriale detare.
(bi.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com