PEKIN- Pekini do të injektojë 500 miliardë juan në bankat e tij më të mëdha, sipas medias, masë, ndikimi real i së cilës i bën analistët skeptikë, por që mund të jetë fillimi i masave të reja për frenimin e ngadalësimit të ekonomisë së dytë botërore.
Agjencia e lajmeve "Sina" njoftoi, duke cituar burime nga institucionet financiare, se Banka Qendrore e Kines (PBOC) do të injektojë 63 miliardë euro (81 miliardë dollarë) në pesë bankat më të mëdha të vendit, të gjitha nën kontrollin e shtetit.
PBOC nuk e ka konfirmuar këtë injektim të ardhshëm të likuiditeteve, njoftimi i të cilës u bë nga agjencia e lajmeve '"Sina".
"Nëse konfirmohet, kjo do të tregojë se drejtuesit kinezë kanë qenë të ndjeshëm ndaj një ndryshimi të treguesve të aktivitetit ekonomik në muajin gusht", reaguan ekspertët e bankës
"Pekini do të ndërmarrë një sërë masash të reja për modifikimin monetar dhe ekonominë në javët e ardhshme për rritjen e besimit dhe stabilizimin e rritjes ekonomike", theksoi Lu Ting, nga "Merrill Lynch".
ICBC, banka më e madhe në vend, Bank of China, China Construction Bank, Agricultural Bank of China dhe Bank of Communications do të marrin secila 100 miliardë juan në tre muaj, sipas medias./ATSH/
/Shqiptarja.com