Kina "e ka shprehur tashmë disa herë qëndrimin e saj" mbi mundësinë e kontrollit të armëve bërthamore dhe procesin e denuklearizimit, deklaroi Pekini pas komenteve të të Presidentit amerikan Donald Trump se çështja është diskutuar me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë.
"Fuqia bërthamore e Kinës nuk është në të njëjtin nivel me atë të SHBA-së dhe Rusisë", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.
Aktualisht, "do të ishte e padrejtë, e paarsyeshme dhe jopraktike që në këtë fazë t'i kërkohet Kinës të marrë pjesë në bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore", përsëriti Mao, duke folur në konferencën e përditshme informative.
Komente










