Pekini zhvillon hetime antikorrupsion në institucionet kryesore financiare

 /ATSH-AFP/ - Autoritetet kineze të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit do të zhvillojnë hetime në institucionet kryesore të vendit, ku banka qendrore dhe autoritetet regullatore, organe që ndodhen nën një presion të lartë pas goditjes së spekulimit që preku bursën lokale, njoftuan autoritetet antikorrupsion.
Pas një serie hetimesh në kompanitë e mëdha shtetërore, në veçanti në sektorin e naftës, Komisioni i Inspektimit Disiplinor (CCDI), xhandari i Partisë Komuniste kineze, synon tashmë të hetojë sektorin financiar.
Një seri e re hetimsh do të prekin së shpejti Bankën Popullore Kineze (PBOC, banka qendore), Komisionin Rregullator të Sektorit Bankar Kinez (CBRC), njëstië për mbikqyrjen e siguracioneve dhe Regullatorin e Tregjeve Financiare (CSRC), sipas një liste të gjatë të publikuar dje në internet.
Gjithashtu do të hetohen China Investment Corp. (CIC), fondi sovran i ekonomisë së dytë botërore, bankat tregtare nën kontrollin shtetëror, si dhe kompanitë kryesore të sigurcioneve në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit