MEKE- Mijëra pelegrinë nga e gjithë bota nisin sot ritualin e fundit të Kurban Bajramit, ritual i cili zgjat tre ditë. Bëhet fjalë për gjuajten me gurë ndaj djallit, pjesë e Haxhit, të cilin të paktën një herë në jetë duhet ta kryejë çdo mysliman.

Arabia Saudite është vendi i lindjes së Islamit dhe mbreti i këtij vendi njihet si Kujdestari i dy xhamive të shenjta. Autoritetet saudite kanë shpenzuar miliarda dollarë në vitet e fundit për të përmirësuar infrastrukturën gjatë pelegrinazhit të Haxhit, për shkak të së cilës për vite me rradhë kanë vdekur me qindra persona.

Ngjarja më tragjike e këtij lloji është regjistruar në vitin 2006 ku për shkak të shtypjes gjatë pelegrinazhit humbën jetën 380 persona.

Më herët në të njëjtin vend të Xhamarat, në vitet 1994 dhe 2004 gjetën vdekjen afro 500 pelegrinë.

Por, frika rritet edhe më shumë kur vetëm këtë javë në Mekë parashikohet të mbërrijnë 3 milionë pelegrinë nga të gjitha vendet islamike, për të marrë pjesë në ritualin e përvitshëm në Qabe.
(eç/shqiptarja.com)