Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Rama: Të dëgjohen dëshirat dhe lutjet për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe diaspora

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Rama: Të dëgjohen dëshirat dhe lutjet për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe diaspora

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

Dita e sotme përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë kanë kaluar natën në vendin e shenjtë në përpjekje për të imituar shenjtin.  Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pelegrinazhi duke uruar që të dëgjohen dëshirat dhe lutjet e pelegrinëve nga Shqipëria dhe diaspora.

"MIRËMËNGJES... dhe me besimin se në këtë ditë të shënuar të mbylljes së pelegrinazhit të përvitshëm të 13 të Martave në Kishën e Shën Ndout, dëshirat dhe lutjet do të dëgjohen për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe Diaspora, që pavarësisht besimeve të ndryshme fetare i drejtohen çdo vit këtij vendi të shenjtë me përuljen para Zotit, ju uroj një javë të mbarë", tha Rama.

Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar, dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali dhe pushteti vendor në Kurbin.

Historia e 13 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë.

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”. Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë. Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha – Shna Ndout.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë