Peleshi: Brenda 30 korrikut të
konstituohen këshillat bashkitë

Peleshi: Brenda 30 korrikut të<br />konstituohen këshillat bashkitë
ERSEKË - Data 30 Korri është afati i fundit i konstituimit të këshillave në të gjitha bashkitë e vendit, përfshirë edhe bashkinë e Tiranës. Kështu është shprehur zv/Kryeministri, Niko Peleshi nga qyteti i Ersekës.

Sipas Peleshit vetëm për bashkitë të cilat kanë ankime mund të shtyhet afarti i konstituimit, ndërsa të gjitha bashkitë e tjera duhet ta përfundojna këtë process brenda datës së përcaktuar.
 
Ka një planifikim që është data 30 korrik për të përmbyllur konstituimin e gjitha bashkive me përjashtim të atyre bashkive që kanë ankimime.
Tirana nuk është një prej tyre dmth nuk është rasti i një bashkie që është peng i atyre ankimimeve, është thjesht çështje axhende, nuk ka një datë ende për konstituimin e Tiranës, por do tq jetqshumq shpejt.
 Peleshi për bazën ligjore të funksionimit pas ndryshimeve territoriale: “është bërë një punë shumë e mirë paraprake ndaj për gjithë periudhën postkonstituim, kuadri ligjor është i ndryshuar dhe i konsoliduar. Është ndryshuar ligji i organizimit dhe funksionimit të pushtetit ligjor, ka dale dhe një vkm e cila saktëson të gjitha hapat e nevojshme për agregimin e njësive të qeverisjes vendore me rastin e reformës territoriale ndaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për funksionimin e bashkive të reja. Kjo reformë imposton edhe ndryshime të tjera institucionale jo të domosdoshme në kuptimin e funksionimit por të dobishme në kuptimin e një menaxhimi më të mirë të territoreve tona. Ne jemi duke punuar me një organizim të institucioneve që mbështesin zhvillimin rajonal, i cili do të jetë tema e ditës dhe e kohës, kujtojmë se është tema e ditës së BE-së,
” – tha Peleshi

Peleshi u ndal për të folur edhe për buqësinë një sector të cilit qeveria po i kushtun shumë rëndësi, si një sector i cili ndikon në rritjen e ekonomisë në vend.
 
“Buxheti i BE shkon kryesisht në mbështetje të bujqesisë dhe të zhvillimit rajonal. Ne duam dhe duhet të ndërtojmë institucione të cilat janë kompatibël me ato të Bashkimit Europian. Kemi një instrument i cili është fondi i zhvillimit të rajoneve që është shumë i ngjashëm me Fondin Europian të Zhvillimit të rajoneve, por këtë do ta mbështesim me organizime institucionale që mbështesin zhvillimin e rajoneve. Kur them rajoneve e kam fjalën për krijimin e 4 apo 6 rajoneve të zhvillimit ekonomik për të cilat ne po punojmë dhe brenda fundit të vitit ne do ti kemi të konsoliduara dhe institucionet e reja apo të riorganizuara që do të punojnë për këtë qëllim. Ka dhe dicka që është me interes që është çështja e ndërtimeve në bashkitë e reja. Ndertimi ka qenë i pezulluar pasi ligji i planifikimit të teritorit ka ndryshuar në mënyrë drastike nga viti 2010. Ne kemi një ligj të përmiresur të planifikimit të territorit, por nga ana tjeter ligji kërkon që çdo njësi e qeverisjes vendore të ketë hartuar instrumentin e vet të planifikimit që quhet plani i përgjithshëm vendor, në mënyre që të ketë mundesi ti japë shpejtesi dhe të zbatojë zhvillimet në territor. Ne kemi miratuar një mbështetje financiare të konsiderueshme për bashkitë. Kemi perzgjedhur 26 bashkitë ku porenciali dhe kerkesa për ndërtim është më e madhe, të cilave ju kemi vënë një objektiv dhe nga mbrapa mbështetjen me kapacitete financiare dhe njerëzit që është janari i vitit që vjen. Ne janarin e vitit që vjen ne kemi ambicjen që 26 bashkitë e para të kenë mundesi të zhvillojnë në gjithë dimensionet e vete, në kopetencën e plotë të decentralizuar të pushtetit vendor territorin e tyre, pra të japin leja zhvillimore dhe ndërtimore.
Nderkohe afati i dytë është afati i vitit 2016 ku bashkitë e tjera përveç këtyre do të mbeshteten me po të njëjtën mënyrë për të bërë të mundur realizimin e instrumentin e planifikimit që quhet plani i përgjithshëm vendor”
, - tha Peleshi.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi