Peleshi: Do të ndalojmë pesticidet që dëmtojnë kolonitë e bletëve

Peleshi: Do të ndalojmë pesticidet që dëmtojnë kolonitë e bletëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë takimit me bletarët nga Lezha

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në një takim me bletarë nga Lezha ka bërë të njohur urdhrin për ndalimin e disa pesticideve, si shkaktarët kryesorë, të dëmtimit, reduktimit dhe zhdukjes të bletëve.

Unë kam kërkuar dhe udhëzuar të bëjmë realitet, këtu e kam urdhrin, le t’i bashkohemi një vendimi të Komisionit Europian të para pak ditëve lidhur me ndalimin dhe përdorimin e disa pesticideve, që sipas studimeve të zhvilluara nga ekspertët europianë, janë nga shkaqet kryesore të demtimit, të zhdukjes apo reduktimit të kolonive të bletëve në Europë. Bëhet fjalë për tre pesticide.

Ne vullnetarisht jemi bashkuar, mund të jemi vendi i parë në Europë, nga vendet jo anëtare të Bashkimi Evropian që i bashkohemi brenda pak ditësh këtij vendimi të Komisionit Evropian dhe po e kthejmë në një akt ligjor, ndalimin në Shqipëri nëpërmes një urdhri, që do të firmoset sot. Ne ndalojmë përdorimin e këtyre 6 lëndëve veprurëse, sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve.  Siç e thashë, dhe siç e dini më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetëm shqiptar, është mbarëbotëror.

Niko Peleshi

Bëhet fjalë për Fenazaquin, Bifenthrin, Neonicotinidet: Clothianidin, thiamethoxam dhe imidacloprid. Ministri ka përgëzuar bletarët shqiptarë, të cilët janë të organizuar në shoqatë, por ka dhe shumë bletarë të tjerë, të cilët janë të vegjël dhe kanë nevojë për mbështeje, këshillimi dhe informim në lidhje me të rejat e fundit. Pasi qëllimi i qeverisë është ta kthejë bletarinë në një ekonomi mbështetëse për të kompensuar të ardhurat e pakta që fshati shqiptar ka. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend