Peleshi: Ligjet që kthen Nishani i
shërbejnë qytetarëve, jo një partie

Peleshi: Ligjet që kthen Nishani i<br />shërbejnë qytetarëve, jo një partie
Zv/kryeministri Niko Peleshi ka reaguar për dy ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, ëëpër atë të Turizmit dhe të Arsimit të Lartë, duke i cilësuar të dy si të rëndësishëm. Sipas tij ligji i turizmit dhe ligji për investimet strategjike janë një paketë ligjesh që i shërbejnë Shqipërisë dhe jo një partie politike.Ato duhen trajtuar si një investim për Shqipërinë.

Ndërsa për arsimin, Peleshi thekson se ai është një ligji inovativ dhe një investim për të ardhmen dhe do të hapë një faqe të re në historinë e arsimit shqiptar.

“Ligji për turizmin ashtu sikundër dhe ligji që kemi miratuar pak kohë më parë për investimet strategjike dhe ligji për partneritetit publiko privat janë një paketë ligjesh që i vlejnë Shqipërisë jo një partie politike sepse e shtrijnë efektin e tyre përtej një mandati politik. Kanë të bëjnë së pari me ekonominë shqiptare, kanë të bëjnë së pari me tërheqjen e investimeve të huaja të cilat edhe në qoftë se fillojnë sot nuk mbarojnë dot brenda një mandati politik pra e shtrijnë efektin më tej se një mandat prandaj është edhe në të drejtën edhe në detyrën, por edhe në përfitimin politik të të gjithë klasës politike shqiptare që të paktën me një paketë ligjesh siç janë këto që lidhen me investimet e huaja për të kaluar pastaj dhe tek ligji për Arsimin e Lartë të sillemi në mënyrë jo partizane. ligji për arsimin e lartë gjithashtu është një ligj inovativ, një ligj inovator pra një ligj që i krijon e futën arsimin e lartë në një reformë e cila është investim për të ardhmen e Shqipërisë, nuk është investim as për partinë socialiste as për koalicionin qeverisës as për opozitën e sotme por për Shqipërinë.”- tha Peleshi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot