Peleshi: Ligji i dekriminalizimit
ekstrem e jo shumë kushtetues 

Peleshi: Ligji i dekriminalizimit<br />ekstrem e jo shumë kushtetues 
Për zëvëndëskryeministrin Niko Peleshi, ligji i dekriminalizimit është ekstrem dhe madje jo shumë kushtetues.Në intervistën e tij për Report TV numri 2 i qeverisë shprehet se tashmë topi i ka kaluar strukturave të drejtësisë. Nëse dikush është subjekt i ligjit, ai nuk mund të qendrojë në detyrë, tashmë nuk bëhet fjalë për çështje vullneti politik.

“Unë mendoj që ky është një ligj ekstrem. Mbase situata që ka qenë, e ka merituar një ligj të tillë, por unë mendoj që në fakt ne kemi pranuar të gjithë së bashku të miratojmë një ligj, të cilin duhet ta themi nuk është shumë në respekt të Kushtetutës apo të frymës së saj. Pastaj janë strukturat e tjera të ngritura me ligj, të ngarkuara për verifikimin. Padyshim që çdo zyrtar që do të preket nga ligji, do të duhet të lërë detyrën. Kjo nuk është më çështje e një vullneti politik. Vullneti politik është shprehur përmes votimit në parlament”,

Zv/kryeministri i sheh të gjitha veprimet e fundit të demokratëve si një përpëlitje për të bllokuar reformën në drejtësi. Madje nëse Basha do të refuzonte takimin me Ramën, do të ishte një faktim i kësaj teze.

”Do të nënkuptonte një hap tjetër të Partisë Demokratike për të penguar reformën, për ta shtyrë reformën, për të mos e bërë reformën. Të gjitha këto veprime, refuzimet për tu ulur në tavolinë për të folur, kthimet mbrapa dy hapa para tre hapa mbrapa në proçesin e reformës janë mesa duket përpëlitje për ti shpëtuar reformës.”u shpreh Peleshi
Deri në 5 maj të gjithë zyrtarët dorëzuan formularët e vetëdeklarimit të së shkuarës. Ndërkohë muaji po mbyllet në pritje të negociatave për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv