Ministri Peleshi ka theksuar dhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit, dhe sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivitimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.
"Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%". Pra kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë kokurruese bujqësinë", u shpreh ministri Peleshi.
Ministri u rikujtuar dhe njëherë që thirrja për aplikime është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO










