Peleshi në Lezhë: Asistencë
për hartimin e projekteve urbanistike

Peleshi në Lezhë: Asistencë<br />për hartimin e projekteve urbanistike
LEZHE - Zëvendëskryeministri Niko Peleshi zhvilloi sot pasdite në Lezhë takimin e dytë të Forumeve Urbane. Ai vuri në dukje se forumet janë konceptuar si dialog mes qeverisë, autoriteteve vendore dhe komuniteteve. Ato kanë për qëllim prezantimin e Programit për Transformimin e Qyteteve, ku gjenerohen ide mbi zhvillimin e tyre të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Për herë të parë Qeveria Shqiptare ofron asistencë teknike dhe financiare për hartimin e projekteve cilësore urbanistike, përmes programit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Për vitin 2015 Fondit i janë alokuar 125 milionë dollarë, nga të cilat 1.5 milionë do t’u mundësojnë bashkive kontraktimin e kompanive projektuese.

Gjatë vitit 2014 Fondi i Zhvillimit Rajonal financoi projekte infrastrukturore dhe rigjenerimi urban në pjesën më të madhe të bashkive dhe zonave me potencial turistik e ekonomik. Kjo përmes “Rilindjes së qyteteve të bashkëjetesës komunitare”, një program zhvillimi që synon transformimin e qendrave urbane, duke iu përgjigjur realitetit të ndarjes së re territoriale dhe vizionit të qeverisë për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm dhe afatgjatë./ATSH/

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën