Peleshi nis llogaridhënien nga Korça: Paratë i kemi, na duhet rruga si të shkojmë te fermeri
Turin e takimeve të llogaridhënies publike, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, e ka vazhduar në qarkun e Korçës, në zonën e Drenovës me banorët e kësaj zone.
Ministri Niko Peleshi
Turin e takimeve të llogaridhënies publike, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, e ka vazhduar në qarkun e Korçës, në zonën e Drenovës me banorët e kësaj zone.
Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, Peleshi informoi mbi punën e bërë gjatë këtyre muajve, duke u ndalur veçanërisht në projektet, sfidat dhe sektorët më të rëndësishëm ku është përqendruar vëmendja e këtij dikasteri. Për ministrin Peleshi llogaridhënia është një proces që duhet të bëhet sy më sy në mënyrë që dhe impakti të jetë me i madh dhe më frytdhënës.
“Jam duke i zhvilluar këto takime të ngjashme në të gjithë Shqipërinë. Do të ketë rreth 400 takime si ky në gjithë Shqipërinë dhe unë personalisht do të takojë banorët e çdo njësie administrative.
“Kemi gjykuar që është më mirë që ky diskutim, kjo llogaridhënie të bëhet sy ndër sy. I japim mundësi gjithkujt që do të komunikojë drejtpërsëdrejti apo të ngrejë dhe zërin, pra nuk jemi për duartrokitje, jemi më shumë për probleme, duke i pasur ballë për ballë edhe ministrin edhe kryetarin e Bashkisë, edhe kryetarin e Qarkut, Administratorin dhe të gjithë drejtuesit rajonalë dhe lokalë.”
Gjatë takimit Ministri është fokusuar veçanërisht te programi IPARD, çelja e Thirrjes së Parë, pritet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim dhe programi 100 fshatrat. Sfida e programit ambicioz 100 fshatrat shtrohet në atë që gjatë këtij 4 vjeçari të ndërhyhet në këto 100 fshatra të përzgjedhura dhe ndryshimi në infraktukturë, shërbime etj. të jetë i dukshëm. Ministri i ka ftuar të gjithë fermerët, agropërpunuesit, sipërmarrësit në bujqësi të aplikojnë sa më shumë në programin IPARD si një mundësi reale për realizimin e projekteve potenciale zhvillimi si për individin dhe kompanitë e ndryshme, por dhe për ekonominë e vendit.
“Pra, duke filluar nga ky vit, ne kemi një hapësirë më shumë se 100 milionë euro për të financuar investime në bujqësi, agropërpunim, agroturizmi, përpunim bimësh medicinale dhe gjithë gamën e këtij sektori.
“Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojme tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor 2024, 13:58
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor 2024, 08:20
-
Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit
7 Nëntor 2024, 10:35
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor 2024, 11:09
-
'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar
14 Tetor 2024, 11:02
-
Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe
4 Tetor 2024, 13:50
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
PD deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me PS! Peleshi: Ne ecim para, skenarët e dhunës e bojkotit, të pasuksesshme! Burgosjen e Salianjit e vendosi drejtësia
30 Shtator 2024, 11:51
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator 2024, 17:47